ShowBiz

Dasmë së shpejti, zbulohen planet e Rihannës me të dashurin

Rihanna-s dhe i dashuri i saj ASAP Rocky duket se kanë plane të mëdha për raportin e tyre.

Gjatë këtij viti mund të kemi një dasmë dhe një propozim madhështor.

Rihanna dhe ASAP Rocky e kaluan Vitin e Ri së bashku në shtëpinë e tyre në Barbados dhe, sipas burimeve, viti 2022 mund të jetë viti qëdo të thonë PO.

Rocky e ndjen absolutisht se Rihanna është personi i përsosur për të dhe ai nuk mund ta imagjinojë jetën e tij pa të. Ata kanë diskutuar për martesën dhe fëmijët. Ata e dinë se është diçka që të dy e dëshirojnë. Pavarësisht se romanca e tyre ka ecur shpejt ata kanë qenë miq për kaq shumë kohë përpara se të lidheshin.

Në janar 2020, Rihanna dhe Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, e bënë publike romancën e tyre kur u panë duke bërë gamë në PDA gjatë udhëtimit të tyre të parë për pushime në Barbados, ku të dy kanë familje.

Dyshja përveç lidhjes kanë një marrëdhënie të konsoliduar dhe me familjet e njëri-tjetrit. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim se çfarë do të ndodhë.

Linku: https://hollywoodlife.com/2022/01/04/rihanna-asap-rocky-marriage-baby-plans/

Burimi i fotos: https://www.harpersbazaar.com/