Sara së fundmi ka qenë e ftuar në Fan Club ku ka treguar më shumë rreth eksperiencës së saj.
Si shumë banorë të tjerë dhe ajo nuk i ka shpëtuar pyetjes mbi trekëndëshin e famshëm Triksa-Donald-Bora.
‘Unë e kam parë puthjen e tij me Borën dhe të them të drejtën jam përfshirë shumë.
Por, kur hyra brenda pash kimi mes Beatrix dhe Donaldit. Unë e kam parë se si ata e shihnin njëri-tjetrin.
Në atë shtëpi mund të dashurohesh me këdo dhe me një pemë. Nuk di çfarë të them. Kjo temë është e ndërlikuar.’- tha Sarah.
Për sa i përket banorëve që i mungojnë më shumë, Sara përmendi 3 emra Donaldin, Beniadën, Dagz.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=GxKM_JZYgBQ&t=6s
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/sarah.berisha/