Lifestyle

Burrat apo gratë! Ja kush dhe pse e falin tradhtinë më shumë

Psikologët konstatojnë që reagimi ndaj tradhtisë varet nga shumë faktorë dhe se njerëzit i godet në mënyra të ndryshme. Sipas tyre rastet janë më të shumta që gratë e falin tradhtinë.

Një arsye është se gratë mbështeten te një mashkull për mirëqenien e tyre dhe do të qëndrojnë në një lidhje edhe nëse është toksike.

Shumë nuk kanë mjete për t’u larguar. Ato bëjnë më pak para, nuk mund të përballojnë jetën e tyre, nuk kanë ku të shkojnë tjetër.

Ato kanë aftësinë emocionale për ta hequr nga mendja tradhtinë. Gratë mund t’i ndajnë ndjenjat e tyre në mënyra shumë komplekse. Gratë racionalizojnë atë që ai bëri dhe pse e bëri . Ndoshta fajësojnë veten, duke justifikuar sjelljen e tyre dhe shpresojnë se ai do të ndryshojë.

Meshkujve mund t’u duhet më shumë kohë për të hapur zemrat e tyre, por pasi ta bëjnë këtë, ata janë të prekshëm ndaj një thyerje zemre të paimagjinueshme. Kur një grua shkel besimin e tyre duke fjetur me një burrë tjetër, kjo godet thelbin e asaj që janë.

Meshkujt nuk do të mund të heqin nga mendja imazhin e tradhtisë dhe do ta kujtojnë mashkullin tjetër sa herë që janë në momente intime me partneren e tyre.

Ata zakonisht nuk e gjejnë dot brenda vetes që të falin shkelje të tilla.

Linku: https://www.quora.com/Why-is-it-so-much-harder-for-a-man-to-forgive-infidelity-than-for-a-woman

Burimi i fotos: pexele