Donaldi dhe Iliri janë një nga dyshet më të forta në shtëpinë e big Brother Vip.
Së fundmi Egzona ka pyetur Donaldin se kë shikon më të fortë mes vetes dhe Ilirit.
Donaldi ka befasuar me përgjigjien e tij ku tregon se Ilirin e shikon konkurrent më të fortë se veten.
Egzona e ka pyetur për arsyen që e bën të mendojë kështu
‘Thjesht unë nuk kam durim, bërtas, kushedi sa budalla kam dalë jashtë. Jam përfshirë më kot si budalla. Nuk jam tip që kam durim’, thotë Donaldi.
Dyshja janë përplasur shpesh në shtëpinë vip për situata të ndryshme, megjithatë gara e tyre akoma s’ka përfunduar dhe mbetet për tu parë si do të shkojë në vijim.
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/