ShowBiz

Shqetësohen ndjekësit, Enxhi Nasufi shfaqet me lot në sy në rrjete sociale

Këngëtarja Enxhi Nasufi ka shqetësuar ndjekësit me postimin e saj në rrjete sociale.

Ajo shfaqet me lot në sy ku tregon sfidën e vështirë që përballet çdo ditë.

‘Çfarë nuk shikoni shpeshherë në Social Media! Lot, dhimbje, zhgënjim, vuajtje, nerva, humbje, luhatje humori, mos dëshirë, ankth, panik, depresion etj etj. Dhe të gjitha këto janë totalisht normale sepse sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë e kuptoj atë shprehjen e mamit tim, “Jeta nuk është fushë me lule”, “hajde se ‘do rritesh’ dhe do i kuptosh se gjërat janë ndryshe”!

Po janë! Çdo ditë luftoj me veten dhe me askënd tjetër për jetën time dhe për ëndrrat e mia! Në fakt çdokush luftën me veten e ka, me problemet brenda vetes, me pasiguritë, komplekset, vështirësitë por jo çdo njeri i shfaq njësoj!

Unë kam vendosur të bëj luftën time me veten time dhe fotoja që shihni është një nga ato ditët e procesit të jetës time! Luftoni me betejat tuaja! Përqafoni uljet dhe ngritjet në jetën tuaj! Askush nuk është ti dhe mbi të gjitha çdokush ndoshta po kalon vështirësi dhe sfida që ti nuk i di! Kështu që boll u morët me të tjerët, me jetën e të tjerëve, por gjeni guximin të ktheni sytë brenda vetes tuaj! E nëse keni qëllime në jete vetja juaj është konkurrenti numër 1.

Të gjitha janë pjesë e jetës në të cilën edhe unë sigurisht kam dhe pafund ditë që ndriçoj dhe ndihem njeriu me i plotësuar më energjik dhe me konfident në botë. Kjo është jeta, përqafoje atë

Ju lutem pa lexuar postimin mos më pyesni çfarë ke? S’je mire? Je sëmurë? Jo s’jam sëmurë, thjesht po rritem.

https://www.instagram.com/p/CY3hDS0MKnx/

Linku: https://www.instagram.com/p/CY3hDS0MKnx/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/enxhinasufi/