ShowBiz

Nga sfida me tumorin tek paragjykimet për lidhjen me Keith, Adriana Matoshi i thotë të gjitha

Adriana Matoshi është një nga artistet më të dashura të vendit tonë.

Së fundmi Adriana ka kaluar një periudhë tejet të vështirë për shak të tumorit në kokë.

Në daljen e saj të fundit Adriana ka treguar se kur e kuptoi se tumori i është rikthyer ishte pikërisht në Big Brother.

‘Ka qenë dita kur kam hyrë në ‘Big Brother VIP’, për të takuar Arjolën. Kam pasur shumë marrje mendsh, por u përpoqa të mbaj veten, që Arjola të mos e kuptonte. U vizitova të nesërmen dhe aty kuptova që kisha sërish tumor’.- u shpreh ajo.

Adriana u ndal dhe tek i dashuri i saj Keith me të cilin ka një diferencë të madhe në moshë por ky detaj nuk ka ndikuar aspak në raportin e tyre. Artistja tregoj se familjarët dhe shoqëria e tij nuk e kanë pritur mirë lidhjen e tyre. Ndërsa me familjen e Matoshit gjithçka është në rregull.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=C528cnxs_AM

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=C528cnxs_AM