Gaspard Ulliel, aktori francez dhe ylli i “Moon Knight”, u nda nga jeta në moshën 37-vjeçare. Shkak i vdekjes së parakohshme u bë një aksidenti në ski në Alpet Franceze.
Aktori fitues i çmimit Cesar ishte duke bërë ski në rajonin e Savoie kur u përplas me një tjetër skiator dhe pësoi një traumë të rëndë në tru të martën. Ai u transportua me helikopter në një spital në Grenoble por nuk arriti ti mbijetonte.
Ulliel ishte një nga aktorët më të njohur të Francës dhe punoi me kineast të vlerësuar nga kritika në Evropë dhe jashtë saj. Ai filloi të aktrojë në moshën 12 vjeçare me një rol të pakredituar në filmin televiziv francez
Ai dha një performancë të fuqishme si stilisti i famshëm francez i modës Yves Saint Laurent në “Saint Laurent” të Bertrand Bonello-s, i cili konkurroi në Kanë. Ulliel, i cili ishte shumë selektiv për rolet që zgjodhi, luajti gjithashtu në “It’s Only the End of The World”.
Ulliel punoi me disa regjisorë premtues, duke përfshirë Stéphanie Di Giusto që e drejtoi atë në “The Dancer” me Lily Rose-Depp.
Linku: https://variety.com/2022/film/news/gaspard-ulliel-dead-moon-knight-marvel-1235157242/
Burimi i fotos: https://variety.com/