Artisti shqiptar Arben Shaka është ndarë nga jeta si pasojë e Covid-19.
Arben Shaka humbi humbi betejën me Covid-19 në moshën 70-vjeçare.
Në moshën 17-vjeçare nisi si aktor profesionist në Estradën e Tiranës. Shaka e shfrytëzoi aftësitë e tij interpretuese dhe argëtuese edhe në Cirkun e Tiranës duke luajtur shpesh kllounin. Gjithashtu, ai ka interpretuar dhe skeçe, dialogë, kupletë dhe komedi.
Në kinematografi, Arben Shaka u bë i njohur në filmat: ‘Përse bie kjo daulle’, Odiseja e tifozëve’ dhe ‘Cirku në fshat’. Gjatë viteve të diktaturës komuniste, Shaka ishte një personazh i dashur edhe për fëmijët ku ka shkruar dhe skenarë të filmave vizatimorë si: ‘Ëndrra në diell’, ‘Tiktaku i fundit’, ‘Nevoja të ndihmon’, etj.
Pas rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri, Arben Shaka emigroi me familjen e tij në Greqi në vitin 1998. Edhe pse nuk mundi të luante sërish në filma, ai shfrytëzoi pasionin e tij për pikturën dhe fotografinë.
Linku: https://www.facebook.com/search/top?q=arben%20sharka%20ndahet%20nga%20jeta%20
Burii i fotos: unsplash.com