ShowBiz

Baba për herë të dytë, konkurrenti i Për’Puthen befason në mes të studios

Arsimi ish konkurrenti i Për’Puthen shkaktoi shumë zhurmë në rrjet. Ai kishte një djalë dhe kishte ardhur për të gjetur dashurinë në program pas ndarjes nga partnerja.

Në rrjet u aludua për një lidhje me Ana Lleshin por ai tregoi se i është rikthyer dashurisë së vjetër.

I ftuar në Shqipëria Live Arsimi vjen me deklaratën e papritur.

‘Jam rikthyer me ish-gruan time. Duhet t’i themi disa gjëra, se kur dalim në Prishtinë ose Tiranë njerëzit vazhdojnë e afrohen dhe duhet të tregohen më të matur kur e dinë që je në një lidhje. Kur u ktheva nga pushimet verore, u afruam që te ai klubi që hapa me një ortakun tim. Ajo vinte rregullisht, çdo fundjavë. Erdhi një pikë që ia nisëm me bisedu me të kaluarën, ajo e dinte se kisha ndjenja për të. Një lidhje 10-vjeçare nuk harrohet kollaj. Madje ai shtoi se në të ardhmen dëshiron të zgjerojë akoma më shumë familjen.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=y1FSLvCYxWE

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/perputhen_tch/