ShowBiz

Çfarë ndodhi në vitin 2002, Arbana Osmani dhe Ermal Mamaqi rrëfejnë sherret mes tyre për herë të parë

Arbana Osmani dhe Ermal Mamaqi ishin të ftuar në “Ëndërrtjerrësit” ku kanë kujtuar fillimet e karrierës. Ata kanë prezantuar së bashku emisionin e parë “Top Select” në vitin 2002.

Si dy natyra krejt të ndryshme nuk kishin si të mungonin sherret dhe diskutimet.

Për herë të parë dyshja kanë vendosur ti rrëfejnë publikisht në ekran.

‘Unë me Ermalin ziheshim shumë si në kamera, ashtu edhe jashtë kamerave. Unë e merrja shumë seriozisht prezantimin ndërsa Ermali bënte shumë batuta. Më dukej sikur ja hiqte të gjithë rëndësinë programit me batuta dhe më acaronte shumë’- tha ajo mes të qeshurash.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=kaUI_9LI17E

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/ermalmamaqiofficial/

https://www.instagram.com/arbanao/