ShowBiz

Shkova për një film por përfundova…, këngëtarja shqiptare rrëfen historinë e dashurisë

Këngëtarja Marjona Metohu teksa pret të bëhet mami ka vendosur të zbulojë historinë e dashurisë me mashkullin që i rrëmbeu zemrën.

‘Ndodhi që ishte në jug, ishte karantinë dhe tha “unë do vij në Tiranë të të takoj”. Ka ardhur më ka takuar dhe kemi qëndruar përsëri gjatë duke folur, e njëjta gjë siç ndodhi në telefon derisa pamë që po zbardhej po bëhej ditë dhe ne të dy ishim akoma duke pirë nga një gotë verë.

Pastaj një ditë të bukur më ftoi përsëri për të dalë për një kafe, më pas për një drekë, pastaj më tha “do shohim ndonjë film nga shtëpia ime?”

Unë vajta për filmin, por përfundova me dy valixhe dhe nuk dola më. I zura derën, -tha këngëtarja.

Linku: https://www.instagram.com/p/CWmH1sbtdV-/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/marjonametohu_/