ShowBiz

Mbretëresha Elizabeth rrezikohet nga Covid-19, ja si është gjendja e saj

Mbretëresha Elizabeth po monitorohet pas takimit me Princin Charles 2 ditë përpara se të rezultonte i infektuar me Covid-19.

Të gjithë janë të interesuar të dinë nëse shëndeti i mbretëreshës është në rrezik.

Një burim mbretëror konfirmon se Mbretëresha nuk po shfaq asnjë simptomë.

Mbretëresha Elizabeth aktualisht po monitorohet pasi djali i saj, Princi Charles, rezultoi pozitiv me COVID-19.

Një burim mbretëror konfirmon se Mbretëresha, 95 vjeç, dhe Charles, 73, janë takuar së fundmi dhe se Mbretëresha mund të rrezikojë shumë për shkak të moshës së saj.

Situata do të vazhdojë të monitorohet, por nuk do të jepen përditësime të rregullta për shëndetin e mbretëreshës, shton burimi.

Linku: https://people.com/royals/queen-elizabeth-being-monitored-after-she-met-with-prince-charles-before-he-tested-positive-for-covid-19/

Burimi i fotos: https://people.com/royals