ShowBiz

Pas largimit nga Për’Puthen, Ana Lleshi reagon për herë të parë

Ana Lleshit rrugëtimi në Për’Puthen nuk i ka ecur shumë mirë. Pasi u përjashtua sezonin e 2-të u largua dhe këtë sezon nga Për’Puthen.

Këtë herë shkak u bënë disa debate të forta me Arjan Konomin.

Opinionisti nuk e ka pëlqyer faktin që Ana provokon dhe ndërhyn mes çifteve në tentativë.

Ana ka vendosur të reagojë me një sqarim për ndjekësit. Ajo tregon se po kalon një periudhë të vështirë familjare.

‘Dua t’ju falënderoj nga zemra të gjithë ju të cilët nuk rreshtët së më pyeturi si jam dhe si është gjendja në familjen time. Dua të ju them që jam mirë dhe ditë më të bukura po vijnë. Një fatkeqësi po kalojmë por çka vjen prej Zotit nuk mund ta ndryshojmë. Paçi paqe dhe bekime në familjet tuaja’, është shprehur Ana.

Linku: https://www.instagram.com/stories/_callmebeba_/2773701595

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/_callmebeba_/