Lifestyle

Rikthehen reshjet, ja çfarë do të ndodhë me motin

Vendi ynë do të përfshihet nga reshjet pasdite sipas meteoalb.

Situata do të paraqitet me vranësira dhe reshje të pakta dëbore në zonat veriore ndërsa pjesërisht qendra dhe ekstremi jugor do të kenë vranësira dhe shira të izoluar.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi permanent jugor, kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Linku: meteoalb

Burimi i fotos:unsplash.com