Futbollisti Eros Grezda së fundmi ka folur mbi jetën e tij private. Ai tregoi se është bezdisur nga fakti që lidhja me Orjolën u bë publike.
‘Lidhjen që kam pasur nuk kam dashur asnjëherë që ta bëj publike, por ishte një situatë që do dilte doja apo s’doja sepse Shqipëria dhe Kosova janë vende të vogla dhe merren vesh gjërat.
U bë publike dhe më ka bezdisur se nuk është në rregull kur një futbollist del gjithmonë në portale jo për tema të futbollit, por për jetën private’, u shpreh Erosi.
Grezda gjithashtu shtoi se pas ndarjes nga Oriola nuk ka filluar një lidhje të re.
Linku: Sport Magazine
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/erosgrezda/