ShowBiz

‘E kam mbajtur të fshehtë’, Mozzik flet për problemet me shëndetin

Mozzik së fundmi ka qenë i ftuar në ‘Oxygen’ ku ka zbuluar disa të pathëna nga jeta e tij. Ai tregoi për problemet serioze që ka kaluar me ankthin.

‘Dikur si i ri, si një 20-vjeçar deri në 25 vjeç kam pasur ankth të theksuar. Është e hidhur që si 22 vjeçar me marrë qetësues për të fjetur në gjumë, me mjek dhe përkrahjen e familje i kam kaluar këto sfida. Ankthi është pjesë e jetës.

Mos mendoni se mund t’ju ndihmojnë vetëm ilaçet dhe mjeku por këshillat e familjes dhe koha është ilaçi më i mirë që i duhet një të riu për të kaluar ankthin. 8 muaj e kam mbajtur të fshehtë, fatkeqësisht nuk ka shumë njohuri për shëndetin mendor tek ne. Unë shkoj çdo muaj se kam nevojë, këtë e kam mësuar në Zvicër, kur ke probleme emocionale është psikologu për këtë’, ka thënë reperi.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=DdeGdl-kb8Q

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/mozzikaliiu_/