ShowBiz

‘Nuk do të ndryshoja asgjë’, Balina flet për situatën e vështirë me Fifin

Fifi mbetet një nga emrat më të komentuar të Big Brother Vip.

Gjendja e saj e ngarkuar emocional dhe largimi i papritur nga shtëpia ka shkaktuar shumë zhurmë në rrjet prej muajsh.

Së fundmi Balina ka folur për këtë situatë të vështirë.

Kujtojmë se opinioni e rëndoi akoma më shumë situatën e Fifit.

‘Ka pasur disa momente të vështira. Do veçoja situatën me Fifin. Sepse ishte shumë herë më komplekse sesa thjesht një debat apo përplasje mendimesh të ndryshme. Ishte një situatë që përfshinte edhe një gjendje shëndetësore. E ndodhur papritur në një transmetim ‘live’. Ka qenë një rrëmujë ndjesish. Ne momentin e parë nuk e kuptova qartë. Në ato pak sekonda duhet të mblidhja mendimet dhe sigurisht që ndihesh keq. Pasi edhe ai person u ndje keq në përballje me ty.

Unë mendoj që nuk do kisha ndryshuar asgjë, sidomos tani që jam më e qartë për atë çfarë ndodhi dhe çfarë realisht kisha thënë. Ishte thjesht një analizë një koment që unë kisha parë në shtëpi. Ne si opinionist atje nuk është se ishim gjykatës. Ne nuk gjykonim njeri u shpreh Balina.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=uFfaBo4NlC0

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?hl=en