Rusia ka sulmuar Ukrainën në orët e para të mëngjesit.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se Rusia ka nisur pushtimin e vendit të tij. Në një postim në Twitter, Kuleba shkroi se Vladimir Putin, ka nisur “pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë”. Ai tha se Ukraina do ta mbrojë veten dhe se “bota mund dhe duhet ta ndalë Putinin”.
Kancelari gjerman, Olaf Schoz e dënoi sulmin. “Kjo është një ditë e tmerrshme për Ukrainën dhe një ditë e errët për Europën”, tha Scholz. Kancelari gjerman telefonoi me presidentin ukrainas, Zelenskyj dhe i siguroi solidaritetin e plotë të Gjermanisë.
E gjithë bota është në panik pas këtij sulmi që Rusia filloi.
Linku: https://www.dw.com/sq/fokus/s-10250
Burimi i fotos: https://www.dw.com/sq/fokus/s-10250