Lifestyle

Benefitet që përfiton organizmi nga një gotë ujë esëll

Ekspertët rekomandojnë të pini ujë sapo të hapni sytë. Sipas tyre, gjatë gjumit organizmi dehidratohet ndaj duhet pirë ujë në mëngjes.

Benefitet e të konsumuarit një gotë ujë esëll.

Për tu hidratuar.

Trupi është i dehidratuar pas shtatë ose tetë orësh gjumë. Nëse pini ujë sapo zgjoheni do të rrisë nivelin e oksigjenit në trup. Për më tepër, uji ndihmon muskujt dhe qelizat e gjakut.

Metabolizmi do të përmirësohet.

Pirja e të paktën një gote të madhe me ujë në mëngjes mund të përmirësojë metabolizmin me të paktën 24 për qind. Duke bërë këtë do t’ju ndihmojë të mbani një peshë të mirë trupore.

Trupi do të pastrohet nga toksinat.

Kur pini ujë në mëngjes para se të hani, do të pastroni zorrën e trashë dhe do të përshpejtoni përthithjen e lëndëve ushqyese. Për më tepër, veshkat do të funksionojnë më mirë nëse trupi furnizohet me lëngje.

Do të ndiheni më të ngopur.

Uji mbush stomakun. Nëse pini ujë para se të hani ushqim, nuk do ta teproni dhe do të ndiheni më të ngopur. Pirja e ujit në mëngjes do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur deri në drekë.

Përmirëson ndjeshëm lëkurën tuaj.

Uji e ndihmon lëkurën të mos humbë elasticitetin.

Linku: https://www.pinkvilla.com/

Burimi i fotos: unsplash.com