ShowBiz

‘Ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur’, Julia Fox flet për Kanye West

Julia Fox thotë se takimi me Kanye West ishte ‘gjëja më e mirë që mund ti kishte ndodhur’

Julia Fox së fundmi ka folur për romancën e saj të shkurtër me Kanye West.

“Ishte gjëja më e mirë që mund të më kishte ndodhur”, tha Fox për lidhjen me artistin Donda.

Sipas Fox, takimi me West ishte “si të goditja një buton rivendosjeje. Ajo solli një shkëndijë përsëri në jetën time që e kisha harruar disi”.

West dhe Fox u takuan për herë të parë në Miami gjatë një feste të Vitit të Ri. Ata u fotografuan më pas në qytetin e Nju Jorkut, ku shijuan një natë takimi, duke parë një produksion të Slave Play dhe duke darkuar në Carbone.

Për sa i përket jetës private momentalisht ajo tha se është “shumë e zënë” për të ndërtuar një marrëdhënie të re tani.

Sa i përket marrëdhënies së saj pas ndarjes me West, Fox tha se ata janë në marrëdhënie të mira, duke thënë: “Ne jemi ende miq, po”.

Linku: https://www.etonline.com/julia-fox-says-dating-kanye-west-was-the-best-thing-that-could-have-happened-to-me-exclusive-180120

Burimi i fotos: https://www.etonline.com/