ShowBiz

Në një lidhje dashurie, Anxhela Peristeri zbulon më shumë

Anxhela Peristeri së fundmi ka qenë e  ftuar tek Rudina ku për herë të parë ka zbuluar detaje nga jeta private.

Këngëtarja pranoi që është në një lidhje dashurie prej vitesh por ka dashur ta përjetojë në privatësi.

Teksa Anxhela u pyet se kush janë njerëzit që ajo ka larg në këtë moment të jetës: “Për momentin jam afër me të gjithë”, iu përgjigj Anxhela dhe menjëherë pas kësaj, pati edhe një përgjigje konkrete për pyetjen e radhës: “Edhe me të dashurin e zemrës?” “Po….”, tha ajo, duke konfirmuar në këtë mënyrë kështu lidhjen e dashurisë.

Këngëtarja nuk ka preferuar të japë më shumë detaje për djalin që i ka rrëmbyer zemrën.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=jGNY8WiC58w&t=5s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/anxhelaperisteriofficial_/