Dashi
Sot mund të ndiheni pak të shqetësuar. Në fund të fundit, është e vështirë të qëndroni të fokusuar në punë me energjinë që ju rrethon. Edhe nëse shumë gjëra po ndodhin në jetën tuaj, e vetmja gjë që mund t’ju privojë nga energjia juaj është qasja emocionale. Është shumë e rëndësishme që ju të shmangni dramat e panevojshme dhe të tregoni në maksimum aftësitë tuaja diplomacike.
Demi
Ndonjëherë keni përshtypjen se e gjeni veten në një ëndërr, ku gjithçka duket se është mirë, derisa të hapni sytë dhe të kuptoni se jeta juaj është rrëmujë. Sigurisht që tundoheni të ndiqni fantazitë tuaja, por sot nuk keni mundësi t’i shpëtoni realitetit.
Binjakët
Krijimtaria juaj do të arrijë majat sot, por ju mund të beheni partnerë me dikë. Partneritetet janë shumë të dobishme për ju tani, falë aftësisë suaj për të përcjellë energjinë tuaj pozitive te të tjerët.
Gaforrja
Keni një orar kaq të ngarkuar sa vonesa më e vogël mund të shkatërrojë gjithçka. Mos ngurroni të thoni jo, për të ulur presionin. Megjithatë, përpiquni të mos lini gjithçka për momentin e fundit, përndryshe do të jetë shumë e vështirë të menaxhoni situatën.
Luani
Kur mendoni për projektet e ardhshme, keni shumë vështirësi të kuptoni se ku është limiti juaj. Ju e dini se çfarë dëshironi aq mirë sa rrezikoni të shtyheni paksa larg nga entuziazmi juaj. Edhe nëse gjithçka duket se është në rregull, problemet mund të fillojnë sapo të kuptoni peshën dërrmuese të përgjegjësive.
Virgjëresha
Ndjenja dhe mendimi juaj i shëndoshë do të kërkohet nga shoqëruesi juaj sot, pasi ju jeni një person shumë mendjehollë dhe me këmbë në tokë. Kjo është një gjë e mirë, sepse ju jeni në gjendje të ndani idetë tuaja dhe të demonstroni aftësitë tuaja.
Peshorja
Në këtë moment do të dëshironit veçanërisht të kaloni sa më shumë kohë të jetë e mundur në një lloj strehimi intelektual, larg përgjegjësive të mëdha. Por së shpejti mund të dalë shumë e mërzitshme, veçanërisht nëse nuk mendoni ta orientoni këtë periudhë introspeksioni drejt një projekti ose një përpjekjeje të vërtetë krijuese.
Akrepi
Edhe nëse nuk e keni kuptuar ende, drita në fund të tunelit në jetën tuaj të dashurisë është e mjaftueshme për t’ju dhënë buzëqeshjen. Ndoshta një person i papritur do të vijë në jetën tuaj, ose do të ketë një ndryshim në marrëdhënien tuaj. Sido që të jetë, zgjedhja është e juaja, ju vetëm duhet të kuptoni se si ta shijoni atë në maksimum.
Shigjetari
Më shumë gjëra nga se mendoni do të ndodhin. Ju keni humbur në disa vëzhgime që të tjerët thjesht nuk i kuptojnë, dhe nuk është koha për ta mbajtur kokën në re. Ju duhet të renditni të gjitha strategjitë e mundshme në kokën tuaj në mënyrë që të gjeni zgjidhjen më të mirë.
Bricjapi
Përzierja në turmë është ndoshta ajo që ju nevojitet sot. Edhe nëse ju pëlqen të punoni vetë, të qenit pjesë e një grupi gjatë kësaj kohe mund të jetë e rëndësishme për të forcuar ndjenjën tuaj të sigurisë.
Ujori
Dita e sotme do t’i kushtohet trupit dhe pamjes suaj, qoftë në sport, shëndet. Ju gjithashtu ndjeni nevojën për të ndarë emocionet tuaja dhe për të thënë gjithçka që ju vjen në kokë. Me pak fjalë, jeni në humorin e duhur, gjë që transmeton energji pozitive tek njerëzit që ju rrethojnë.
Peshqit
Ju po përpiqeni të gjeni personin e duhur të cilit mund t’i tregoni shqetësimet tuaja. Jeni pak të frustruar sepse keni përshtypjen se askush nuk i intereson, megjithëse janë shumë të rëndësishëm për ju. Nëse ndiheni të refuzuar, mos humbisni kohë duke u ndjerë keq për veten tuaj.
Linku:https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-di-oggi-le-previsioni-di-venerdi-4-marzo-2022/
Burimi i fotos:unsplash.com