Fedez prej ditësh ka ndarë me ndjekësit momentet e vështira që po kalon për shkak të problemeve shëndetësore.
Këngëtari nuk ka bërë me dije se nga se vuan por burime pranë tyre thonë se është diagnostikuar me kancer.
Reperi është operuar në spitalin San Raffaele në Milano.
Reperi në një ‘story’ në Instagram kishte shpjeguar se dita e djeshme do të ishte e rëndësishme për shëndetin e saj.
“Nesër do të jetë një ditë e rëndësishme për mua, dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë shkruar në këto ditë, duke derguar kaq shume pozitivitet.
Faleminderit gruas sime qe me eshte gjithmonë pranë ditë e natë, faleminderit familjes dhe miqve të mi që kanë bërë gjithcka për të mbajtur moralin lart.
Faleminderit dy yjeve tanë që ia dalin të krijojnë magji pa edhe duke e kuptuar: më japin forcë të përballoj të gjitha këto -u shpreh Fedez.
Linku: https://www.instagram.com/fedez/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/fedez/