Atdheu së fundmi ka qenë i ftuar në Wake-up ku ka zbuluar në shumë detaje nga raporti me të ëmën dhe sfidën e vështirë që ajo po kalon me kancerin.
‘Lajmin e kam marrë unë i pari nga mjekët kur po shkoja për Kosovë. Nuk ia kemi treguar për 4 javë pastaj ia thamë me stil. Pastaj i thamë që është masë e vogël që hiqet. Por ajo e kuptoi.
A ka një mesazh për këtë?
T’i qëndrojnë shumë afër atij personi, u shpreh ish konkurrenti i Për’Puthen.
Pak ditë më parë Atdheu bëri gjestin emocionues për të gjithë të prekurit ndaj kancerit. Ai dhe i vëllai prenë flokët për ti dhuruar për femrat që kanë nevojë në këtë sfidë të vështirë.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=5kwWJF-oA0E
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/atdhe_xharavina/