Arjola Demiri së fundmi ka qenë e ftuar në Wake-Up.
Aktorja është pyetur në lidhje me shtëpinë që mori dhuratë nga produksioni.
Kujtojmë se për Arjolën ishte ëndrra më e madhe që kishte për fëmijët e saj.
Një pjesë e ndjekësve kishin filluar të aludonin mos e gjithë kjo ishte një mashtrim por me sa duket thjeshtë punimet nuk kanë përfunduar prandaj nuk kemi par asnjë postim.
‘Shtëpia është e mjaftueshme, është në ndërtim. Jam shumë krenare për televizionin që punoj. Jam shumë, shumë falënderuese për dhuratën fantastike që më kanë bërë “Big Brother” dhe Top Channel. Jam shumë e lumtur, në mëndje kam të gjitha detajet për arredimin. Me bebat po mendojmë për ngjyrat si do e lyejmë. Është shumë emocionuese kjo pritja, por kam të gjithë kohën për të menduar për të gjitha’.
Linku: https://www.instagram.com/arjolademiri/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/topchannelalbania/