Këngëtari Gjiko prej ditësh e ka gjetur emrin e tij në një sërë akuzash të rënda të cilat flitet se e kanë filluar para disa vitesh.
Së fundmi Gjiko ka reaguar me një postim në rrjete sociale duke treguar se nuk ka pasur kurrë lidhje me të mitura dhe akuzat janë të pavërteta.
‘Të nderuar familjarë dhe miq, gjatë këtyre ditëve unë dhe familja ime jemi përballur me një të pavërtetë të sajuar. Unë nuk kam ndihmuar askënd e lëre më një vajzë 15 vjeçare. Nuk kam mashtruar e as nuk kam premtuar karrierë. Nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike. Familja im është shumë në rregull sepse e dinë që kjo gjë është e sajuar. Unë sot përmes istancave përkatëse kam përgatitur dy paditë e para. Unë besoj se drejtësia do ta nxjerrë në pah pastërtinë time. Dua të falenderoj të gjithë ato miq dhe familjarë që kanë gjetur kohën për të më mbështetur. Unë ashtu siç nuk iu kam turpëruar kurrë nuk kam për ta bërë as në të ardhmen’, shkruan këngëtari.
Linku: https://www.instagram.com/stories/gjikotheflyboy/2803931866006405548/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/gjikotheflyboy/