Sport

Kampion për të disatën herë, Florian Marku reagon pas fitores ndaj Chris Jenkins

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka arritur të fitojë mbrëmë ndeshjen ndaj Chris Jenkins.

Me këtë fitore në Britani të Madhe, Marku vazhdon të mbetet kampion që prej shtatorit 2021.

Fitorja e së shtunës është e 11-ta për të në boksin profesionist. Marku nga 12 ndeshje boksi 11 është shpallur fitues dhe një barazim.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale kampioni i boksit shkruan:

‘Faleminderit Zotit për gjithçka. Ndeshja përfundoi në raund të 4 me Tko. Respekt për Jenkins ka qenë nje kundështar me shumë eksperiencë por.. tani ka ardh koha ime. Ju falenderoj nga zemra për të gjithë përkrahjen. Ky vit do jetë shumë i madh’,- shkruan  Florian Marku pas fitores.

https://www.instagram.com/p/Cb4PzhPKLd-/

Linku: https://www.instagram.com/p/Cb4PzhPKLd-/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cb4PzhPKLd-/