ShowBiz

‘Veprimet e mia ishin tronditëse dhe të pafalshme’, Will Smith vjen me vendim të prerë

Will Smith ka dhënë dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit të Hollywoodit.

Shuplaka që id ha Chris në Oscars 2022 i ka shkatërruar karrerën dhe jetën në tërësi.

Nëpërmjet një deklarate të gjatë Smit trego se ka pasur një reagim të pafalshëm dhe është i gatshëm të marrë pasojat mbi supe.

‘Unë i jam përgjigjur drejtpërdrejt njoftimit të seancës disiplinore të akademisë dhe do të pranoj plotësisht të gjitha pasojat për sjelljen time. Veprimet e mia në prezantimin e 94-të të çmimeve Oscar ishin tronditëse, të dhimbshme dhe të pafalshme. Jam zemërthyer. Lista e atyre që kam lënduar është e gjatë dhe përfshin Chris, familjen e tij, shumë nga miqtë dhe të dashurit e mi, të gjithë ata që ishin të pranishëm dhe audienca globale në shtëpi. Kam tradhtuar besimin e akademisë. I kam hequr të nominuarve dhe fituesve të tjerë mundësinë për të festuar dhe për t’u lavdëruar për punën e tyre të jashtëzakonshme. Më është thyer zemra. Dua ta kthej fokusin tek ata që meritojnë vëmendje për arritjet e tyre dhe të lejoj akademinë të kthehet në punën e jashtëzakonshme që bën për të mbështetur krijimtarinë dhe artin në film. Pra, unë po jap dorëheqjen nga anëtarësimi në Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Filmit dhe do të pranoj çdo pasojë të mëtejshme që bordi i konsideron të përshtatshme. Ndryshimi kërkon kohë dhe unë jam i përkushtuar të bëj punën për të siguruar që kurrë më të mos lejoj që dhuna të kapërcejë arsyen.’

Linku: pagesix.com

Burimi i fotos:pagesix.com