Eriselda Shllaku është një nga figurat jo pak të njohura të aktrimit. Aktorja në daljen e fundit ka zbuluar se si eksperienca e saj nuk shkoi dhe aq mirë në ‘Al Pazar’.
Ajo ka ardhur me një deklaratë të fortë për Agron Llakajn.
‘Fillimisht kam qenë në “Al Pazar”, aty nuk kam qenë e ftuar. Kam qenë aktore. Më ka ardhur një ftesë nga Agron Llakaj, e ndjeva veten të privilegjuar, sepse unë Gonin e vlerësoj. Një vendim i menjëhershëm, erdhi pa ndonjë paralajmërim për tu larguar.
Unë me Gonin kam pasur gjithmonë marrëdhënie korrekte pune, shumë të mira. Nga ana e Gonit më është dukur vetja e vlerësuar për sa kohë kam qenë aty dhe për mënyrën e komunikimit dhe për të gjitha. Pastaj një ditë të bukur kur nisi sezoni tjetër, që vazhdoi edhe nja dy muaj edhe pak, Goni mori vendimin për mungesë fondesh e gjeti preteksin. Por në momentin kur erdhi përballja që unë doja të dija arsyen, për mungesë fondesh, nuk e di pse më ra lapsi mua’.
Linku: https://www.instagram.com/shllakueriselda/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/agronllakajofficial/