Producenti dhe muzikanti i njohur Boiken Lako është dënuar me tre vite burg.
Mbi Lakon rëndojnë akuzat për ndërtim të paligjshëm.
Si pasojë, gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Besnik Hoxha e ka dënuar për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimit të paligjshëm” për qëllime fitimi.
Në fund, me aplikim të gjykimit të shkurtuar dhe të pezullimit të dënimit, këngëtari është dënuar me 3 vite shërbim prove.
Gjithashtu këngëtari ka marrë një gjobë prej 500 mijë lekësh të vjetra nga IKMT.
Linku: abcnews
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bojkenlako/