Lifestyle

Çfarë simbolizon puthja në ëndërr, ja kuptimet që nuk duhen humbur

Një ëndërr me një puthje është ogur i mirë që tregon dashuri, paqe dhe qetësi nëse jepet nga një person i dashur dhe në mënyrë të sinqertë, por nëse puthja nuk është e mirëpritur ose nga një i sëmurë, ju do të vuani nga ana shpirtërore.

Në vesh.

Nëse puthni një partner në vesh, dëshironi ta keni nën kontroll, ta pushtoni në trup e në shpirt. Marrëdhënia juaj ka nevojë për ndonjë nxitje që të gjallërohet, është rasti që të fusni në punë fantazi në kur të zgjoheni!

Në gishta.

Gishtat janë një simbol mashkullor, ndërkohë që e ndara midis dy gishtave simbolizon organin femëror. Të ëndërrosh sikur puth ose ju puthin gishtat do të thotë që po e shtyni marrëdhënien tuaj në një nivel më superior me më shumë ndjenjë.

Në buzë.

Sa më e thellë është puthja dhe sa më e apasionuar, aq më shumë tregon se dëshirohet pushtimi total i partnerit. Por nëse është partneri ai që ju puth në mënyrë të thellë, kujdes: tregon se keni frikë se mos përpiheni nga posesiviteti i tij.

Në këmbë

Po zbrisni me këmbë në tokë. Keni nevojë për një marrëdhënie të thellë, të kompletuar, që t’ju kënaqë shpirtin dhe zemrën, por pa harruar absolutisht trupin.

Në sy

Nëse jeni ju ajo që puthni dikë në sy, ndoshta nuk doni që ai t’ju shohë si jeni. Është partneri ai që ju puthi në sy? Jeni të sigurta për sinqeritetin e ndjenjës së tij, e ndjeni që ju falënderon për atë dashuri.

Në faqe.

Është puthja klasike e miqësisë. Nëse në ëndërr puthni ose putheni, dashuria është duke ardhur ose ka ikur dhe s’e keni vënë re.

Në ballë

Të ëndërrosh sikur puthesh në zonën e sipërme të fytyrës, do të thotë pranim i tjetrit. Si të puthni, si të putheni nga partneri, harmonia e marrëdhënies është e qartë dhe mund t’i rezistojë kohës.

Linku: https://attracttheone.com/sex/

Burimi i fotos:pexlee.com