Gjithçka për unazën jeshile të fejesës së Jennifer Lopez nga Ben Affleck
Jennifer Lopez ka pranuar propozimin e saj të dytë nga aktori Ben Affleck.
‘Nëse ky është me të vërtetë një diamant jeshil, atëherë unë jam i habitur,’ tha CEO i Diamond Pro, Mike Fried për Page Six Style.
‘Një diamant jeshil i asaj madhësie është tepër i rrallë. Unë do ta vlerësoja më shumë se 10 milionë dollarë.’
Ngjyra e gjelbër ka gjithashtu një rëndësi të madhe për këngëtaren e “Let’s Get Loud”.
‘Unë gjithmonë them se ngjyra e gjelbër është ngjyra ime me fat, tha Lopez në një nga daljet e saj. Ndoshta mund të mbani mend një fustan të caktuar jeshil. E kam kuptuar se ka shumë momente në jetën time ku kanë ndodhur gjëra të mahnitshme kur kam veshur jeshile.’
Lopez ndezi thashethemet e fejesës këtë javë pasi u pa në fotot e reja të paaracëve me një unazë të madhe diamanti në dorën e saj të majtë, edhe pse fotot ishin larg dhe nuk kishin qartësi për shumë detaje të mëtejshme.
Linku: https://pagesix.com/
Burimi i fotos: https://pagesix.com/