Kaley Cuoco ‘nuk do të martohet më kurrë’ pas divorcit të Karl Cook
Kaley Cuoco është e hapur për romancë pas ndarjes së saj nga Karl Cook – por thotë se nuk ka në plan të martohet sërish pasi divorci i tyre të finalizohet.
“Unë nuk do të martohem më kurrë,” tha shkurtimisht aktorja në intervistën e saj të fundit.
“Do të doja të kisha një marrëdhënie afatgjatë ose një partneritet. Por nuk do të martohem më kurrë”, ka përsëritur ajo. “Absolutisht jo. Mund ta vendosni fjalë për fjalë në kopertinë.”
Cuoco paraqiti kërkesë për divorc nga Cook në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit në shtator 2021.
Linku: https://pagesix.com/2022/04/14/kaley-cuoco-will-never-get-married-again-following-karl-cook-divorce/
Burimi i fotos: https://pagesix.com/