ShowBiz

Gjuhës së urrejtjes dhe mungesës së suportit Ronela Hajati i përgjigjet kështu

Ronela Hajati do të na përfaqësojë në Eurovision me projektin ‘Sekret’.

Historia ka treguar se nuk jemi suportues të njëri-tjetrit në suksese por mundohemi gjithmonë të vëmë në pah anën negative. E njejta gjë i ka ndodhur këngëtares ashtu siç ka njerëz që e duan dhe vlersojnë arritjen e saj ka dhe nga ata që mundohen të vjellin vrer.

Për këtë kategori Ronela ka një përgjigjie të thekur ku shprehet.

‘E di si është puna? Kam pas ca përgjigje për këta, por zoti i ka lënë si mbetje ekologjike edhe duke qenë gjallë. Dhe mbi të gjitha më vjen turp të shohin të tjerët që shqiptarët përdorin gjuhë të tillë për njëri-tjetrin! Ne përfundimisht kemi shumë probleme të pazgjidhshme me veten tonë që arrijmë në këto grada! Unë nuk do ta fitoj kurrë Eurovisionin dhe as e mendoj. Por mbështetja nga artistët (që unë i kam ndihmuar pafund shumë prej tyre) ka qenë i pallogaritshëm! Më mbushen sytë me lot kur njerëzit e mi përdorin këtë gjuhë urrejtjeje mbi një këngë që nuk flet as për drogë as për 200 shampanja dhe as për 500 goca që mund t’i shëtisësh me Ferrari. Unë po nisem për Itali se kemi provat e fundit me baletin’, ka shkruar Hajati.

Linku: https://www.instagram.com/ronelahajatiofficial/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ronelahajatiofficial/