ShowBiz

‘Do t’i bien pishmanit’, Egzona bën deklaratën e fortë për Big Brother Vip

Egzona mbetet një nga figurat më të zhurmshme të Big Brother Vip.

Pas daljes nga shtëpia vip ajo i ka evituar daljet publike.

Së fundmi moderatorja ka vendosur të false se çfarë ka ndodhur me të.

‘Unë pas përfundimit të eksperiencës në ‘Big Brother’ kam zgjedhur të jem larg intervistave, larg paraqitjeve të mia publike. Edhe kam pasur një pushim nga emisioni im. Kam dashur të shkëputem pak prej atyre fjalëve, nga gjithë ajo energji negative që është nga komentuesit që nuk kanë çfarë të bëjnë.

Nuk kam mundur ta kuptoj maninë e njerëzve për të të bërë keq. Unë nga fillimi kam thënë që nuk jam person që dua të imponohem, e rëndëshishme për mua ka qenë shoqëria dhe njerëzit që më rrethojnë me besu që unë jam si jam unë. Dhe jo çfarë është folur në rrjetet sociale. Jam shumë ok tani me gjithçka’, u shpreh Egzona.Nuk jam tip që i kthehem në të njejtën mënyrë që të shaj dikë që më shan. Jam tip i durueshëm. Unë kam zgjedhur që njerëzit ta kuptojnë vetë që kanë gabuar. Ata që kanë ndikuar dhe kanë hedhur baltë mbi emrin tim do t’i bien pishmanit.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=JQsHD8iiCMY

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/team.egzona/