ShowBiz

Dua Lipa zbulon arsyen e vështirë që e bëri të hiqte dorë nga duhani

Dua Lipa në daljen e fundit ka zbuluar arsyen e fortë që e detyroi të hiqte dorë nga duhani.

Këngëtares i është dashur të zgjedhë mes zërit të saj të ëmbël dhe cigares.

‘Kam pasur laringit dhe kjo më bëri të lija duhanin më herët se sa e kisha menduar. Por ja dola dhe jam përmbajtur. Kam edhe një gjurmues zakonesh në telefonin tim ku çdo natë shënoj të gjitha gjërat e mira që kam bërë për trupin tim dhe veten time’, tha ajo.

Linku: https://www.instagram.com/dualipa/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/dualipa/