ShowBiz

Nga raporti me vjehrrën tek ankesa për Elgitin, Klea Huta bën rrëfimin e rrallë

Klea Huta e ftuar në Goca dhe Gra ka zbuluar më shumë për raportin me prindërit e Elgitit.

Klea tregoi se që në takim të parë me vjehrrën ka pasur një super raport. Ndër të tjera ajo theksoi se kanë shumë të përbashkëta.

‘Mashkulli e mban balancën e shëndetshme mes gruas dhe nënës. Unë jam një mrekulli. Kam marrëdhënie shumë të mirë me prindërit e Gitit. Ai i ndan shum mirë raportet dhe relatat. Unë me mamin e Elgitit jemi të dyja gaforrja. Shumë gjëra të ngjashme, ndjeshmëria, mirësia. Kur e kam takuar për herë të parë, më ka parë si vajzën e vet, kjo i sheshoi gjërat, i ngjiti menjëherë. Unë e kam trajtuar si mamanë, ajo si vajzën’, -tregoi Klea Huta.

Për Elgitin Klea ka një ankesë: Prej kohësh nuk e shikoj në shtëpi. Më shumë e shikojnë Romeo me Donaldin se unë.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=V3d9vdGp3v0

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/elgitdoda/