Stresi dhe Noizy janë padskutim ikonat e repit në vendin tonë.
Dyshja tashmë jo vetëm kanë sheshuar diferencat e hershme mes tyre por janë bërë super miq.
Mjafton të bëjmë një xhiro në rrjete sociale dhe do të evidentojmë suportin e madh që i japin njëri-tjetrit në projekte ndryshme.
Në postimin e fundit Stresi ka surprizuar ndjekësit me dedikimin ndaj Noizyt.
“Gjysma ime ti.”, ka shkruar reperi shoqëruar me emojin e një peshkaqeni.
Të gjithë ndjekësit duan të dinë nëse do të ketë ndonjë bashkëpunim mes tyre:
‘E rëndësishme është që gëzojmë respekt për njëri-tjetrin dhe jemi bashkë. Për të tjerat vijnë vetë pa plane. Respekt për të gjithë fansat. Vetëm kështu të bashkuar, nuk ka asgjë që na thyen’, -tha Stresi para pak kohësh.
Linku: https://www.instagram.com/stories/stresi/2843809140332091630/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/stresi/