Në pjesën më të madhe të terriorit të vendit janë rikthyer reshjet. Pas temperaturave të larta që përjetuam pak më parë kjo ishte një surprizë e papritur nga moti.
Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet përmirësim i kushteve amtosferike duke ri-kthyer sërish motin e kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.
Linku: meteoalb
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/search/rainy/