ShowBiz

Nga pushimet tek fejesa me Pajtimin, Sara zbulon të rejat e fundit nga lidhja

Sara dhe Pajtimi janë një nga çiftet e krijuara në Big Brother Vip.

Lidhja e tyre po shkon shumë mirë dhe jashtë programit.

Së fundmi Sara ka zbuluar detaje nga pushimet e tyre të para.

‘Ishin pushimet tona të para jashtë vendit edhe jemi kënaqur shumë, çdo gjë ishte shumë mirë na mbajti koha. Ishte hera e parë për mua që shihja Firenzen, ishte hera e parë për mua në stadium, ishim shumë mirë,’- tha ajo për T7.

Sa i përket pyetjes se kur do të fejohen, Sarah tha se është një temë që nuk kanë në plan që ta diskutojnë për momentin.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=6_1z8M4TvZ8

Burimim i fotos: https://www.instagram.com/p/CZuBFWqL9zs/?hl=en