Gjiko së fundmi ka qenë i ftuar në ‘Më lër të flas’ ku ka folur për çështjen ligjore të tij.
Reperi ka treguar se ka kaluar një periudhë të vështirë për shkak të vullkanit mediatik.
‘Gjendja emocionale ka qenë shumë e rëndë për mua, edhe pse mundohem të jem sa i fortë psikologjikisht. Kur lexon në një gazetë që thotë ekziston një video dëshmi që Gjiko e ka bërë këtë krim… nuk e di si mund ta besojnë njerëzit, kur shteti po ta ketë atë provë, të fut në burg.’
Le ta dinë të gjithë se e vërteta ka për të dalë dhe në një kohë ka me u ndëshkuar. Të gjithë personat që janë munduar të më njollosin do të përballën me lingjin.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=msa7npNSiU0
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/gjikotheflyboy/