Eugent Bushpepa është një nga të paktët artistë që i ka me kursim daljet në intervista.
Së fundmi këngëtari ka bërë një përjashtim. I ftuar në ‘A live night’ ai ka ndarë më shumë detaje nga jeta e tij.
Në një moment të intervistës ai ka zbuluar gabimin më të madh të jetës.
‘Pas Eurovison kisha dy plane ose do merresha me një album ose me një biznes dhe unë nuk jam tip që mund të hap biznese dhe e kam marrë vesh vonë. Një ndër gabimet më të mëdha gjatë karrierës time ka qenë hapja e një biznesi ku unë performoja, ishte më shumë një diçka për të afruar njerëzit afër vetes, por që nuk shkoj ashtu si duhej.
Më mori energji të tepërta, më la pa kompozime të reja edhe pse kisha përballjen e publikut, merrja ngrohtësinë e publikut javë për javë, por nga ana tjetër, nga pikëpamja artistike e të bërit art më la shumë mbrapa. Kështu që, një nga gabimet më të mëdha të jetës time kjo mund të ketë qenë. Ka ndodhur para 3 vitesh dhe unë që mendoja se isha i pjekur’,- tregoi Bushpepa.
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=taULv0ecOS0
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CSZpnPFigTg/