Fjoralba Ponari në një bashkëbisedim të fundit me ndjekësit ka shuar kuriozitetin e tyre me disa përgjigjie.
Lajmi që ka shkaktuar shumë zhurmë është ai i martesës së saj. Moderatorja nëpërmjet një fotoje ka treguar se nuk ka unazë. Fustani i nusërisë ishte veshur për një set fotografik.
Një ndjekës i shkruan: Si mund të jesh kaq fresk dukesh shumë njeri pa halle.
‘Stres ç’e pyet, por asnjëherë e dorëzuar! Po mirë mi, ja u qava dhe qurravita për hallet e mia, kush do m’i zgjidhë? Ti? Dhe poooo do buzëqesh sa të kem jetë, edhe në dhimbje, edhe në trishtim, edhe në sëmundje…fakti që mua ndryshe nga dikush tjetër më është dhënë mundësia për të jetuar, më jep forcë e kurajo që ta gjejë të bukurën dhe në gjërat më minimaliste e të pakuptimta të jetës për dikë tjetër’, shkroi Fjoralba.
Linku: https://www.instagram.com/stories/fjoralba.ponari/2856039961307484377/?hl=en
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CegeS3TNDzU/?hl=en