Nora Istrefi dhe menaxheri i vipave Alesio Aliaj janë përplasur keq në rrjete sociale.
Shkak i sherrit u bë deklarata e Alesios.
Ai tha se me Norën ka pasur humbje.
Istrefi vendosi të replikojë pas deklaratës të Alesio Aliajt duke e konsideruar mungesë profesionalizmi mënyrën se si i menaxhon situatat.
Alesio nuk e ka lënë me kaq këtë muahabet duke replikuar dhe një herë.
Ai ka treguar se Nora nuk është aspak profesionale pasi nuk i merr aspak seriozisht koncertet. Këngëtarja në fjalë ka ndodhur të mos marrë dhe usb e projekteve të saj sipas Alesios.
Linku: https://www.instagram.com/alessioalia/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/noraistrefi/