Vitore Sallaku është ndarë nga jeta. Ajo ka qenë akrobate dhe pionere në cirkun shqiptar.
Artistja e njohur shqiptare është ndarë nga jeta në moshën 80 vjçare.
Ajo ishte vajza e profesorit Lorenc Rasha, i cili u pushkatua në kohën e diktaturës.
Ajo shkëlqeu në karrierën e saj për më shumë se 35 vite në skenë. Numrat e saj kanë qenë të jashtëzakonshme.
Vitore Sallaku Rasha mban titullin e lartë Mjeshtre e Madhe. Ka lindur në Tiranë. Përfundoi studimet në liceun artistik “Jordan Misja” dhe ato të larta në Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në Tiranë.
Eshtë një nga akrobatet më të spikatura të arenës së cirkut që për më shumë se 35 vjet. Ajo i dha skenës numra të paharrueshëm.
Linku: https://www.facebook.com/search/top?q=vitore%20sallaku%20
Burimi i fotos: plexele.com