Këngëtari i njohur italian Adriano Celentano i njohur nga të gjithë për projektet e tij të veçanta. Aktualisht është 84 vjeç dhe na jep një mesazh shumë frymëzues.
“Shpresoj të jetoj edhe pak. Kam rreth njëzet vjet që mendoj se jam në fazën zbritëse të jetës dhe kam filluar të mendoj për jetën tjetër. Për këtë jetë nuk pres asgjë, për tjetrën kam projektet e mia. Më vjen keq që nuk studiova kur munda. Tani më pëlqen të studioj, dikur nuk më pëlqente. Ndoshta do të isha një person tjetër, me qafore. Nuk kisha ëndërruar kurrë të këndoja, mendoja se do të isha orëndreqës.
Duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin se nuk ka lumturi afatgjatë. Nëse dikush është i vetëdijshëm për këtë fakt, atëherë mund të thuhet me siguri nëse e ka ndjerë apo jo lumturinë në jetë. Dihet që çdo gjë, çdo moment lumturie, çdo arritje që mund të siguroni, i paraprin një punë e vazhdueshme që duhet të bëni: Nëse nuk investoni për lumturinë, ajo nuk vjen të të kërkojë.” – Adriano Celentano
Sado që të përpiqemi, vjen një moment që edhe momentet e lumturisë përfundojnë. Jeta përbëhet nga momente të bukura dhe të trishtuara. Ne duhet t’i përjetojmë të dyja këto gjendje për të kuptuar më mirë vlerën e jetës.
Por siç thotë këngëtarja, ka diçka që na bashkon të gjithëve. Mund të kemi jetuar shumë vite në këtë jetë, të kemi “bërë” plane për jetën tjetër, por megjithatë shpresojmë të jetojmë edhe pak në këtë botë.
Celentano, përveç muzikës së mrekullueshme, hap polemika përmes opinioneve që ka për politikën, fenomenet sociale etj. Me mbi 70 milionë disqe të shitura, Celentano vazhdon të mbetet personazhi italian më i diskutuar, i cili pranon se strehën më të shtrenjtë e ka familja.
Linku: https://www.voxnews.al/english/lifestyle/shpresoj-te-jetoj-edhe-per-pak-mesazhi-prekes-i-adriano-celentanos-i10816
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CXq-UkENWX4/