ShowBiz

Tentoi të ndërpriste ceremoninë, merret vendimi i prerë për ishin e Britney Spears

Ishi i Britney Spears, Jason Alexander pak ditë më parë ndërhyri në ceremoninë e këngëtares.

Situata u menaxhua në kohë dhe ishi i këngëtares u largua nga policia.

Avokati i Spears u sigurua që çeshtja të ndiqej ligjërisht.

Gjatë akuzës së Aleksandrit të hënën për ndërhyrjen  në ceremoni e Spears Prokurori i Qarkut Ventura zgjati urdhrin për mos kontakt të ikonës pop kundër tij.

Ai sipas vendimit të instancave përkatëse duhet të qëndrojë larg për tre vite.

Roja i sigurisë Richard Eubeler, i cili “ra në kontakt” me Aleksandrin gjatë incidentit, mori gjithashtu një urdhër ndalimi, thotë zëvendësprokurorja e lartë e qarkut Erin Meister për Page Six.

Alexander duhet të qëndrojë 100 metra larg nga Spears për 3 vite dhe nuk mund të komunikojë fare me të.

Pavarësisht ndërhyrjes së Aleksandrit në rezidencën e Spears, ajo dhe Asghari shkëmbyen betimet e lumtura përpara një turme plot yje që përfshinte Madonna, Paris Hilton, Selena Gomez dhe Drew Barrymore.

Linku: https://pagesix.com/2022/06/13/britney-spears-ex-jason-alexander-must-stay-away-for-3-years/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CerGXzdOaZu/