ShowBiz

Familjen mbretërore “do të shkatërronin” Harry-Megan nëse do të zbulohej ç’ka ndodhur në Jubileut

Biografi dhe gazetari Duncan Larcombe ka folur së fundmi për revistën britanike “Closer” në lidhje me marrëdhëniet e Princit Harry dhe Meghan Markle me pjesën tjetër të familjes mbretërore.

Sipas tij ‘raportet e vërteta’ mes tyre do të zbuloheshin, pas kthimit të këtyre të fundit në Kaliforni pas festës katër-ditore të Mbretëreshës Elizabeth II në Londër në fillim të këtij muaji.

“Ata kanë ardhur në Mbretërinë e Bashkuar, në Jubile dhe vërtet e kanë forcuar veten përsëri si pjesëtarë të familjes mbretërore. Kjo  gjë që është e mrekullueshme për markën e tyre ”, tha Larcombe, duke iu referuar marrëveshjeve të ndryshme të biznesit të çiftit.

Eksperti vazhdoi duke theksuar se gjithçka që lidhej me marrëdhënien e çiftit dhe anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore, do të varej nga sjellet e tyre me ta.

Por sipas tij “Harry dhe Meghan“do të shkatërronin vetë” çdo mundësi për të patur lidhje të qeta dhe të mira  me familjen e Princit, nëse ndonjë informacion privat rreth fundjavës do të flitej për shtypin ose do të zbulohej në libër”. Ky pohim i tij lë të nënkuptohet se diçka mund të këtë ndodhur që mund të sjellë përfundimisht prishjen e raporteve të tyre me Mbretërinë.

Linku: https://pagesix.com/2022/06/14/harry-meghan-cut-off-royals-talk-jubilee/

Burimi fotos: https://www.instagram.com/p/CPpi2I0nQaB/?utm_source=ig_web_copy_link