Vera është një kohë për ditë plazhi, festa në pishinë dhe pushime. Është gjithashtu një kohë e shkëlqyer për një rinovim të kujdesit të lëkurës.
Orët më të gjata të ditës dhe moti i nxehtë, i thatë ose i lagësht mund të ndikojnë në lëkurën tonë ndryshe nga ditët më të ftohta dhe më të errëta të dimrit.
Ja disa hapa të kujdesit të lëkurës gjatë verës
Mbrojtësi ndaj diellit.
Gjëja më e rëndësishme për të përdorur gjatë këtij sezoni verorë është një krem mbrojtës kundër diellit për fytyrën dhe trupin.
Rrezet UV janë tepër të dëmshme për lëkurën tuaj. Për mbrojtjen më të mirë të lëkurës gjatë verës përdorni SPF mbi 45+ dhe sigurohuni që ta ri-aplikoni gjatë ditës, veçanërisht nëse hyni dhe dilni nga uji.
Zgjidh një parfum natyral
Zgjidhni produkte me bazë uji dhe të lehta për lëkurën tuaj. Parfumet dhe flagrancat e tjera që kanë përmbajtje të lart alkooli dhe mund t’ju thaj lëkurën gjatë ekspozimit në diell. Zgjidhni produkte me bazë ujore si body spray të cilët janë gjithashtu hidratuese në trup.
Mos harroni hidratuesin.
Në përgjithësi, ajri nuk është aq i thatë në verë sa në dimër, por kjo nuk do të thotë që lëkura juaj mund të mos thahet gjatë verës.
Thënë kështu, një hidratues i rëndë mund të ndjehet sikur po ju rëndon fytyrën kur jashtë është nxehtë.
Zgjidhni një hidratues të lehtë në konsistencë xhel.
Zgjidhni një grim sa më të lehtë
Në ditët e nxehta, mbajtja e një grimi të rënduar duket si një shtresë shtesë e panevojshme. Dhe nëse djersiteni, grimi juaj do të hiqet më lehtë.
Ashtu si ju edhe lëkura juaj do të shijojë pushimet.
Zgjidhni një grim sa më natyral dhe lejoni lëkurën tuaj të “marrë frym”.
Kujdes me veshjet.
Rrobat që vishni dhe materialet e tyre kanë shumë rëndësi gjatë verës. Zgjidhni materiale të cilat janë të lehta dhe ndjehen komode në trupin tuaj. Materiale të përshtatshme janë pambuku ose lino. Ngjyra e rrobave ka gjithashtu ka shumë rëndësi. Gjatë verës ngjyrat e errëta tentojnë të përthithin më shumë nxehtësi dhe t’iu bëjnë ta ndjeni akoma më shumë vapën.
Konsumoni një dietë të balancaur.
Konsumimi i ushqimeve gjatë stinës së verës ka shumë rëndësi për organizmin tuaj. Dietologët dhe ekspertët e fushës sygjerojnë konsumimin e një diete mesdhetare. Kjo dietë konsiston në konsumimin e fruatave dhe perimeve të stinës.
Burimi i fotos: pexel.com