Lifestyle

Do të ndiheni nën presion për një dashuri nga e shkuara, horoskopi 16 qershor 2022

Dashi

Dashi është ende pak i pikëlluar ose në pritje të përgjigjeve. Ju duhet të luftoni për të ecur përpara. Sfida dhe projekte të mëdha iu presin në vazhdim. Në këtë ditë, astrologu rekomandon pak relaksim. Në aspektin e ndjenjave ka një atmosferë të mirë.

Demi

Kjo Hënë duhet shfrytëzuar në marrëdhëniet me të tjerët dhe nëse ka një projekt për t’u organizuar ose diçka e vlefshme nuk duhet të hezitoni. Venusi në shenjë përfaqëson një lloj aftësie të madhe për t’u imponuar. Dritë jeshile ndaj emocioneve që mund të përjetohen me më shumë qetësi, e diela është dita ideale për takime dashurie.

Binjakët

Për ju kjo është një javë që fillon në një mënyrë konfuze, me kalimin e kohës gjërat do të ecin më mirë. Fundjava do të jetë më e frytshme. Binjakët tani thjesht duhet të vëzhgojnë se çfarë po ndodh rreth tyre. Një  mundësi e mirë vjen në jetën tuaj.

Gaforrja

Po kërkoni pak qetësi, sot do jetë më mirë të mos i fryni zjarrit. Prej disa kohësh jeni nervoz dhe arrini në mbrëmje të rraskapitur, dalëngadalë kjo situatë përmirësohet dhe tashmë të dielën do të kemi yje të rëndësishëm. Mbani larg njerëzit që mund të përfaqësojnë probleme për ju.

Luani

Kjo është një ditë e rëndësishme, është një periudhë rikuperimi. Kujdes me lëvizjet e të premtes dhe të shtunës. Ajo që po bëni tani është e rëndësishme. Ky është thjeshtë filimi i një projekti që finalizohet në muajt në vijim. Duhet të rishikoni pak zgjedhjet tuaja të dashurisë. Në fundjavë, do të dëshironi të bëni diçka ndryshe.

Virgjëresha

Ka ardhur momenti për reflektim dhe kjo është arsyeja pse astrologu rekomandon qetësi dhe jo veprim. Është koha që të merrni disa vendime të vëshira për jetën tuaj. Lajmet nuk do të mungojnë dhe në dashuri. Shëndeti kërkon më shumë vëmendje.

Peshorja

Një ditë konfliktuale parashikohet për ju. Fundjava do t’iu bëjë të harroni streset e jetës. Përpiquni të bëni një spastrim të personave që nuk mund t’i kuptojnë emocionet tuaja. Do të ndiheni nën presion për shkak të një dashurie nga e shkuara.

Akrepi

Lejojini vetes këtë ditë të kuptoni se çfarë nuk shkon. Edhe në punë gjërat nuk do jenë të lehta në orët e ardhshme.

Mendoni dhe analizoni më shumë situatat pa interferime nga të tjerët. Shëndeti është i qëndrueshëm.

Shigjetari

Këto ditë nga sot deri të shtunën janë ideale për lidhje. Mund të afroheni me një person që ju intereson, të përjetoni një ndjesi të veçantë. Ata që kanë konfuzion në dashuri nga java e ardhshme do të duhet të përpiqen të kuptojnë se çfarë ndjejnë në të vërtetë.

Bricjapi

Hëna në shenjë është shumë e rëndësishme sepse ju jep atë ngarkesë shtesë që ndihmon në zgjidhjen e problemeve. Këshilla e yjeve është të mbyllni të gjitha situatat e pazgjidhura.

Në marrëdhëniet me partnerët dhe veçanërisht me Dashin dhe Gaforren përpiquni të jeni të kujdesshëm.

Ujori

Ditë interesante nëse keni një projekt të mirë për fundjavën. Në punë gjërat po ecin me ritëm të ngadaltë dhe kjo iu ka stresuar disi. E ardhmja rezervon sukses të madh. Një pasjon i ri iu argëton shumë këtë periudhë. Shëndeti është i qëndrueshëm.

Peshqit

Kjo hënë është interesante kështu që çdo gjë që thoni do të merret dhe kuptohet nga partneri. Ju duhet të relaksoheni ndoshta në krahët e personit që ju intereson. Nëse jeni duke përjetuar një komplikacion me një ish, ka të ngjarë që nga java e ardhshme të duhet të kthehemi për të diskutuar.

Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-di-oggi-le-previsioni-di-giovedi-16-giugno-2022/

Burimi i fotos: pexele.com